Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 18 tetor 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhje e trembëdhjetë të rregullt për këtë vit.
Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës, KPM ka shqyrtuar rastet ligjore që lidhen me shkeljet e evidentuara nga monitorimi i Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA), gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetor 2021.
Komisioni i Pavarur i Mediave me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se mediave me Udhëzuesin për zbatimin e Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet Nr. 03/L-073 për zbatimin e të cilit është përgjegjës KPM, ka bërë monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele gjatë fushatës zgjedhore. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit, KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave
Komisioni i ka shqyrtuar të gjitha këto raste dhe pas shqyrtimit ka vendos si në vijim:
- Kanal 10 sanksionohet me gjobë në shumën prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale dhe Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
- Klan Kosova sanksionohet me gjobë në shumën prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
- RTK 1 sanksionohet me gjobë në shumë prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Ligjit për Zgjedhjet Nr. 03/L-073 dhe Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
- TE7 sanksionohet me gjobë në shumën prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale, Kodit të Etikës KKPM-2016/03 dhe Ligjit për Zgjedhje Nr. 03/L-073.
- TV Dukagjini sanksionohet me gjobë në shumë prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale dhe Ligjit për Zgjedhje Nr. 03/L-073.
- KTV sanksionohet me gjobë në shumën prej dymijë (2,000) euro për shkelje të Rregullores KPM-2017/07 për Komunikimet Komerciale Audiovizuale dhe Kodit të Etikës KKPM-2016/03.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit.
Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për licencimin e OSHMA përmes operatorit të shpërndarjes. Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:
- TëVë Aksion - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
- TëVë Dramë - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
- TëVë Fantasy - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
- TëVë Comedy - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
- TëVë Novela - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
- TëVë Shqip - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
- TëVë Kids 1 - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatoreve te Shpërndarjes;
- TëVë Kids 2 - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
- TëVë Doku 1 - Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes;
- TëVë Doku 2- Vendim për licencimin e OSHMA me transmetim përmes Operatorëve te Shpërndarjes; dhe
- OSHMA TARGET - Vendim për ndryshimin e emrit ne TëVë 1.
Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të lartcekura, Komisioni erdhi në përfundim se të gjitha kërkesat i kanë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë të gjitha rekomandimet.
Komisioni i Pavarur i Mediave