Të licencuarit
3426 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

09 November 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 9 nëntor 2021, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e pesëmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës, Komisioni ka trajtuar disa kërkesa në rastet e licencimit.

Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për licencimin e OSHMA përmes operatorit të shpërndarjes, ndryshim të pronësisë, ndërprerje të licencës dhe ndryshim të kategorisë së licencës.  Rastet e shqyrtuara të licencimit janë të renditura në vijim:

  • VGN - Rekomandim për refuzimin e kërkesës për licence - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM-së,  prandaj vendosi që kjo kërkesë të shtyhet për shqyrtim për një mbledhje tjetër.
  • Radio Plus – Rekomandim për ndryshim te pronësisë - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM-së,  prandaj vendosi që kjo kërkesë të shtyhet për shqyrtim për një mbledhje tjetër.
  • Radio dhe TV Iliria - Vendim për ndryshim te pronësisë -  pas shqyrtimit Komisioni  erdhi në përfundim se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë këtë kërkesë.
  • N.SH. Klinet – Vendim për ndërprerjen e licencës se operatorit të shpërndarjes - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë këtë kërkesë.
  • Radio Dardania – Rekomandim për ndryshim te pronësisë - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM-së,  prandaj vendosi që kjo kërkesë të shtyhet për shqyrtim për një mbledhje tjetër.
  • TDS SHPK – Vendim për ndërprerje te licencës sipas njoftimit për heqje dore nga licenca - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe vendosi të miratojë këtë kërkesë.
  • Radio CAMPUS - Rekomandim për ndryshimin e kategorisë së licencës nga lokale në regjionale - pas shqyrtimit Komisioni erdhi në përfundim se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM-së,  prandaj vendosi që kjo kërkesë të shtyhet për shqyrtim për një mbledhje tjetër.

 

Komisioni i Pavarur i Mediave