17 November 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 16 nëntor 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhje e shtatëmbëdhjetë të rregullt për këtë vit.
Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka diskutuar për procesin e punës së KPM-së në monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA), gjatë mbulimit të fushatës zgjedhore në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune, të mbajtura me 14 nëntor 2021.
KPM ka bërë monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se mediave me Udhëzuesin për zbatimin e Kreut VIII të Ligjit për Zgjedhjet Nr. 03/L-073. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit, KPM ka vlerësuar se nuk ka pasur shkelje të legjislacionit të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe në përgjithësi mediat e kanë mbuluar procesin zgjedhor në pajtim me legjislacionin e KPM-së.
Sipas rendit të ditës, Komisioni ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit. Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për ndryshim të pronësisë, ndërprerje të licencës dhe ndryshim të kategorisë së licencës. Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për secilin prej rasteve të licencimit, Komisioni vendosi si në vijim:
Komisioni gjithashtu ka diskutuar edhe për çështjen e lirimit të dividentës digjitale nga transmetimi radiodifuziv tokësor, që aktualisht është duke u përdorur nga disa televizione për transmetim tokësor. Pas shqyrtimit të kësaj pike Komisioni vendosi që të lirohet dividenta digjitale dhe kanalet televizive në këto frekuenca, do të barten në frekuenca tjera.
Në këtë mbledhje Komisioni ka diskutuar edhe për procesin e punës që është duke zhvilluar Grupi Punues për hartimin e Strategjisë së punës së KPM-së. Komisioni diskutoi për objektivat dhe prioritet që duhet të përcaktohen në Strategjinë e punës së KPM-së. Pas diskutimeve Komisioni u pajtua që të vazhdohet puna në finalizimin sa më parë të këtij dokumenti.
Komisioni i Pavarur i Mediave