Të licencuarit
3436 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mbajti ceremoninë e certifikimit të katër praktikantëve - studentë të gazetarisë

03 December 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave ka organizuar sot një ceremoni rasti për dhënien e certifikatave të përfundimit të punës praktike në KPM, për katër studentë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës (UP).

Ky aktivitet u organizua në kuadër të bashkëpunimit në mes të KPM-së me Departamentin e Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës (UP) dhe Institutit të Mediave të Kosovës (IMK) si dhe me mbështetjen edhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga të gjitha këto organizata.

Studentët e certifikuar të cilët ishin përzgjedhur nga Departamenti i Gazetarisë, kanë  arritur  të përfundojnë punën praktike në KPM, duke u përfunduar kështu edhe faza e parë të këtij projekti.

Siç është njoftuar edhe me parë, sipas projektit, studentët në koordinim nga mentori i tyre nga universiteti, do të paraqesin një raport lidhur me gjetjet e tyre mbi temat që kanë hulumtuar gjatë punës së tyre në KPM.  

Rekomandimet që pritet të dalin nga raporti, do të shërbejnë për të mediat, studentët e tjerë dhe të gjithë të interesuarit në fushën e shërbimeve mediale audiovizuele.