17 December 2021
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 7 dhjetor 2021, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhjen e tetëmbëdhjetë të rregullt për vitin 2021. Fillimisht Komisioni miratoi agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.
Sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar draftin e Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Medial Audio dhe Audiovizuele. Lidhur me procesin e amandamentimit të akteve nënligjore, KPM duke u bazuar në nenin 3, paragrafi 2, pika 11 e Ligjit për KPM, ka iniciuar procedurën për amandamentimin e Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Medial Audio dhe Audiovizuele.
Siç parashihet me procedurat për nxjerrjen e legjislacionit sekondar (neni 8 i Ligjit për KPM-në, Ligji Nr. 04/L-44), KPM në pajtim me Ligjin, ka vendosur në diskutim publik draftin e të rregullores, konsultimi publik ka filluar më 27 shtator 2021 dhe ka zgjatur deri më 15 tetor 2021. Të gjitha palët e interesuara kanë pasur mundësinë të japin komentet/vërejtjet e tyre me shkrim lidhur me propozim/ndryshimet në draft Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele. Gjithashtu KPM me 8 nëntor 2021, ka organizuar dëgjimin publik me qëllim të vënies edhe një herë në dispozicion të publikut dhe palëve të interesuara draft Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio-vizuele.
Të gjitha komentet e pranuar të cilat kanë qenë të bazuara, janë inkorporuar në draftin e rregullores.
Prandaj Komisioni pas shqyrtimit të draftit, duke u bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, vendosi të miratojë Rregulloren për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale
Rregullorja për Ofruesit e Shërbimeve Medial Audio dhe Audiovizuele KPM-2021/01 hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe e shfuqizon Rregulloren KPM-2017/02.
Komisioni i Pavarur i Mediave