Të licencuarit
3443 - Lajmi_i_plot | KPM

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

17 December 2021

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bashkëpunim me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ( ARKEP) kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi.

Memorandumi u nënshkrua nga z. Xhevat Latifi – Kryetar i KPM dhe z. Nazim Rahimi – Kryetar i ARKEP.

Me këtë rast, përfaqësuesit e dy institucioneve u shprehen të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshjeje, si dhe u zotuan në arritjen e qëllimeve e objektivave të memorandumit.

Memorandumi ka për qëllim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve  dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të palëve nënshkruese, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në fushat respektive që i rregullojnë palët nënshkruese.

Ky Memorandum synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve në funksion të menaxhimit efektiv dhe efikas të resurseve të kufizuara të spektrit frekuencor, aplikimit të neutralitetit teknologjik, sigurimit të kushteve për një konkurrencë efektive dhe mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit. Koordinimi i angazhimeve ndërinstitucionale si dhe angazhimeve dhe përpjekjeve të resurseve teknike dhe njerëzore në rastet kur mandatet dhe aktivitetet e Palëve ndërlidhen në zbatim të dispozitave ligjore përkatëse. Koordinimin e përbashkët të Planit Kombëtar të Radio frekuencave së bashku me Tabelën e shpërndarjes dhe shfrytëzimit të Spektrit të Frekuencave për Republikën e Kosovës si dhe lirimin dhe shfrytëzimin e frekuencave për shërbimet brezëgjera (dividenta).

Gjithashtu Memorandumi ka për qëllim promovimin e konkurrencës dhe infrastrukturës efikase në fushën e komunikimeve elektronike dhe atë radio-difuzivesi si dhe garantimin e shërbimeve cilësore për konsumatorin, sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronika; Ligjin Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM); Ligjin Nr. 05/L-027 për Dixhitalizimin e Transmetimeve Radio difuzive Tokësore, si dhe trendet e përparimeve dhe konvergjencës teknologjike.

Komisioni i Pavarur i Mediave