20 January 2022
Komisioni i Pavarur i Mediave njofton publikun se dje (19 janar 2022) sistemi i KPM-së është goditur nga një sulm kibernetik dhe aktualisht është jashtë funksionit, duke përfshi këtu edhe emailat zyrtar.
Në lidhje me rastin janë njoftuar institucionet relevante dhe se është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi, për çka do të informojmë me kohë publikun.
Komunikimi ynë me mediat dhe publikun do të zhvillohet përmes e-mail adresës së përkohshme: komisionikpm@gmail.com , deri në kthimin e sigurt të adresës zyrtare të KPM-së.
Prandaj referuar gjendjes aktuale, për të shmangur çdo mungesë eventuale komunikimi, ju lutem që të gjitha komunikimet elektronike të dërgohen në adresën e lartcekur.
Komisionit i Pavarur të Mediave