Të licencuarit
3463 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

23 January 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 20 janar 2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e parë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar disa raste ligjore.

Pas shqyrtimit të rasteve ligjore në agjendë, Komisioni ka vendosur që të shtyjë për mbledhjen e radhës marrjen e vendimit për këto raste.

Sipas rendit të ditës, Komisioni ka trajtuar edhe dy raste të licencimit. Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesë për ndërprerje të licencës së operatorit të shpërndarjes. Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për rastet, Komisioni erdhi në përfundim se janë plotësuar kriteret ligjore dhe miratoi këto kërkesa.

  • Fiberlink SHPK – Vendim për ndërprerje të licencës së Operatorit të Shpërndarjes; dhe
  • N.T.SH. Valanet - Vendim për ndërprerje të licencës së Operatorit të Shpërndarjes;

 

Komisioni i Pavarur i Mediave