Të licencuarit
3481 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mori pjesë në një tryezë diskutimi me temë “Eliminimi i portretizimit negativ të grave politikane në media për të avancuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e barabartë në politikë në rajonin e Prizrenit”.

01 April 2022

Kjo tryezë është organizuar me 29 mars 2022, nga Misioni  i OSBE-së dhe Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.  Ky organizmin kishte si qëllim për të eliminimin e portretizimit negativ të grave politikane dhe rolin kyç të mediave në këtë përpjekje.

Pjesëmarrësit në ketë tryezë diskutimi që ishin nga fusha e mediave dhe e politikës, ndanë eksperiencat e tyre personale për sfidat me të cilat përballen gratë për të hyrë dhe për të marrë pjesë në politikë dhe në media, si dhe theksuan nevojën për të trajtuar shpifjet dhe diskriminimin me bazë gjinore. Diskutimet përfshinë tema rreth heqjes së pengesave tradicionale që i pengojnë gratë të marrin pjesë plotësisht në çështjet publike dhe politike, si dhe ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut përmes raportimit të medias me ndjeshmëri gjinore.

 

Në përfundim të ngjarjes, tetë media lokale në rajonin e Prizrenit, nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, përmes së cilës zotohen të avancojnë barazinë gjinore dhe të punojnë për të eliminuar portretizimin negativ të grave në media.