31 March 2022
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 29 mars 2022, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhje e gjashtë të rregullt për këtë vit.
Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar disa raste të licencimit. Pas shqyrtimit të rasteve të licencimit , Komisioni ka vendosur si në vijim:
-TIK Telecommunications L.L.C – Kërkesë për licencimin e OSH përmes operatorit të shpërndarjes. Pas shqyrtimit të rastit, Komisioni gjeti se kërkesa nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM dhe ka vendosur që ky rast të shtyhet për mbledhjen e radhës.
-RTV Podguri – Kërkesë për licencimin e OSHMA përmes operatorit të shpërndarjes. Pas shqyrtimit të rastit, Komisioni gjeti se kërkesa nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM dhe ka vendosur që ky rast të shtyhet për mbledhjen e radhës
-ARTDOKU 1, ARTKINO 1, ARTDOKU 2, ARTKINO 2, ARTKINO 3, ARTSPORT 1, ARTSPORT 2, ARTSPORT 3, ARTSPORT 4, ARTSPORT 5, ARTSPORT 6 – Kërkesë për ndryshimin e emrit të OSHMA-ve përmes operatorit të shpërndarjes. Pas shqyrtimit të këtyre rasteve dhe rekomandimeve, Komisioni ka konstatuar se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe ka vendosur të miratojë këtë kërkesë.
-RADIO 038 – Rekomandim për ripërtëritje të licencës. Pas shqyrtimit të rekomandimit për ndryshim, Komisioni ka konstatuar se janë plotësuar kriteret ligjore të KPM-së dhe ka vendosur të miratojë këtë kërkesë.
-NIARTI – Rekomandim për licencimin e OSH sipas platformës IPTV. Pas shqyrtimit të rastit, Komisioni gjeti se kërkesa nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të KPM dhe ka vendosur që ky rast të shtyhet për mbledhjen e radhës.
Gjithashtu Komisioni ka shqyrtuar edhe një rast ligjor, respektivisht një ankesë për shkelje të Kodit të Etikës.
-Rasti TE7– Ankesa e z. Mërgim Teplani ndaj TE7. Pas shqyrtimit të rastit, Komisioni ka kërkuar sqarime shtesë nga Zyra Ekzekutive, duke e shtyrë këtë rast për vendimmarrje në mbledhjen e radhës, deri në sqarimet e mëtutjeshme nga Zyra.
Komisioni i Pavarur i Mediave