Të licencuarit
3484 - Lajmi_i_plot | KPM

Angazhimi i publikut për të kontribuar në përmbajtje më të mirë në media

06 April 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, vazhdojnë të ngrisin vetëdijen mbi trajtimin e përmbajtjes së papërshtatshme në mediat audio-vizuale, dhe inkurajojnë qytetarët që të reagojnë ndaj shkeljeve duke parashtruar ankesë në KPM.

Dëshirojmë të përçojmë mesazhe të rëndësishme lidhur me problemet e vazhdueshme që kanë të bëjnë me mbrojtjen ligjore të fëmijëve, luftimin e gjuhës së urrejtjes, parandalimin e gjuhës fyese, promovimin e barazisë gjinore, respektimin e të drejtave të individëve, si dhe mbrojtjen e të drejtave autoriale.

Duke promovuar edukimin mediatik dhe të informacionit, kjo fushatë kontribuon që të kuptohet më mirë përmbajtja dhe mesazhet e larmishme në media.

Këtu mund t’i shihni videot në shqip:  https://bit.ly/3GVYjfW  


 

.