3491 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

19 April 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 12 prill 2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e tetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuat një kërkesë të Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovë (AMPEK), lidhur me  vazhdimin e afatit për fillimin e transmetimit tokësor për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuale (OSHMA) lokale dhe regjionale. KPM, me datën 17 mars 2022 ka pranuar një kërkesë nga televizionet lokale dhe regjionale përmes të cilës kanë kërkuar të caktohet një afat optimal që të ri-fillojnë transmetimin përmes frekuencave tokësore, në pajtim me kushtet dhe termet e licencës që secili prej tyre kanë.

Pas shqyrtimit të kërkesës,  Komisioni duke u bazuar në nenin 3, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, mori vendim që të miratojë pjesërisht kërkesën e AMPEK dhe të obligohen të gjitha OSHMA-të me transmetim lokal dhe regjional, të cilët shfrytëzojnë frekuencat sipas Planit të Spektrit të Frekuencave të Transmetimit, të kthehen në transmetim tokësor deri me datën 30 shtator 2022.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni ka shqyrtuar gjithashtu edhe disa raste ligjor për shkelje të Nenit 30, të Ligjit për të Drejtën e Autorit nga disa operator të shpërndarjes:

SWISS PLUS 1, PROGRES, COMNET-A, BLEDI, DOT NET, MONET, ASTRA NET,  MAX TV, LINK PRODUKCIJA, ISP BROADCAST, IPTV TECH, KADRIA NET, JOB NET, KDS TELESTAR, KUGO TV, KUMANOVA CABLE, VISION TV, VISTA, KUJTESA NET, KIKI NET, IPKO, BB HERC, ARTMOTION, GALAKTIKA, CONNECT 3, MTS D.O.O, SPEED TV, TELKOS, TV EHO  DHE TEL COMMUNICATIONS.LL.C.

Pas shqyrtimit të rasteve,  Komisioni vendosi që të gjithë operatorët e shpërndarjes të renditur më lartë, të sanksionohen me Vërejtje në pajtim me nenin 30 paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së, të nenit 30, paragrafi 1, të Ligjit të KPM-së, obligohen operatorët e shpërndarjes që në afat brenda (15) ditëve nga dita e pranimit të Vendimit, të bëjë regjistrimin e të gjitha marrëveshjeve për kanalet të cilat janë në transmetim nga data e hyrjes në fuqi të Vendimit të Qeverisë dhe ta njoftoni KPM-në në lidhje me veprimet që keni ndërmarrë për të vepruar në pajtim me nenin 30, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Komisioni i Pavarur i Mediave