Të licencuarit
3493 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

18 March 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 15 mars 2022, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi, ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, Komisioni ka shqyrtuar çështjen e planit të frekuencave në brezin e transmetimeve (broadcast).

Duke marrë parasysh faktin se menaxhimi me resurset frekuencore është e drejtë sovrane dhe e pamohueshme e secilit vend, në njohje të parimit të së drejtës së qasjes së barabartë në spektrin e frekuencave gjatë procesit të koordinimeve  nga ana e shteteve të ndryshme (në veçanti atyre që kufizohen me njëra tjetrën), duke marrë parasysh faktin se në bazë të marrëveshjes Gjeneva 06, Kosovës nuk i janë ndarë frekuenca nacionale që mbulojnë tërë territorin e Kosovës (ato që janë ndarë kanë shtrirje lokale, mbulojnë pjesëza të territorit të Kosovës, dhe si të tilla janë në emër të Serbisë e cila ka negociuar një aranzhim të tillë), Komisioni e vlerësoi si të nevojshme dhe të domosdoshme rishikimin e planit të frekuencave për transmetim dixhital dhe hyrjen në procese koordinimi me të gjitha vendet fqinje.

Komisioni mori vendim që Planit për frekuenca dixhitale (21, 31, 44 dhe 46) në nivel nacional i shtohen edhe kanalet 35, 37, 39, 47 dhe 48 në brezin UHF 470-694.

Gjithashtu, është vendosur që të fillohet procesi i koordinimit me vendet fqinje me qëllim të eliminimit të pengesave teknike gjatë shfrytëzimit të frekuencave transmetuese sipas parimit të qasjes së barabartë në spektrin frekuencor.

Komisioni i Pavarur i Mediave