Të licencuarit
3497 - Lajmi_i_plot | KPM

Tryezë diskutimi në kuadër të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit

04 May 2022

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit 3 maj, Komisioni i Pavarur i Mediave mori pjesë në një tryezë diskutimi me temën "Të bërit gazetari në ketë kohë, plasimi i Informatës si e mirë publike, sfidat, kërcënimet dhe rreziqet", të organizuar nga Instituti i Mediave të Kosovë dhe Klubi i Gazetarëve të Vitisë,.

Pjesëmarrës tjerë në këtë organizmit ishin edhe Këshilli Koordinues i Rotarian-ve të Kosovës, Ambasada Britanike në Prishtinë, Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, Komuna e Vitisë, Instituti i Mediave të Kosovës dhe gazetarë nga media të ndryshme.

Në shenjë nderimi nga organizatori u vendosë kurora lulesh te lapidari i “Kerim Lawton” gazetari i Associated Press në Viti.

Aktivitieti vazhdoi me një diskutim nga pjesëmarrësit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti.

Sipas organizatorit, qëllimi i këtij organizimi ishte që të tërhiqet vëmendje për rolin e veçantë të gazetarisë në krijimin e lajmeve që janë informata të verifikuara, në lidhje me interesin publik dhe se si kjo varet nga ekosistemi i gjerë që ofron informatën si një të mirë publike, në funksion të sigurimit të qëndrueshmërisë ekonomike të mediave. Pjesëmarrësit në tryezë gjatë diskutimeve paraqiten pikëpamjet e tyre edhe lidhur me avancimin e mekanizmave për sigurimin e transparencës, avancimin e kapaciteteve për Edukimin Medial dhe informativ që u mundësojnë njerëzve të njohin, vlerësojnë dhe të mbrojnë gazetarinë e lirë dhe të pavarur si pjesë jetike dhe e konsideruar edhe si një e mirë publike.