Të licencuarit
3500 - Lajmi_i_plot | KPM

Një delegacion i KPM-së po merr pjesë në takimin vjetor të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA)

12 May 2022

Një delegacion me përfaqësues të Komisionit të Pavarur të Mediave i kryesuar nga Kryetari z. Xhevat Latifi, janë duke marr pjesë në Takimin e 55-të të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA), ku KPM është anëtar-përfaqësues i Republikës së Kosovës. Ky takim vjetor është organizuar nga Autoriteti Rregullator Flaman për Media (VRM) dhe mbahet prej 12 deri më 13 maj 2022, në Antwerp të Belgjikës.

Temat që do të jenë subjekt i diskutimit në mes tjerash, do të përfshijnë çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve, edukimin medial, komunikimet komerciale, lirinë e medias dhe dezinformimin në kohë konfliktesh.

Gjithashtu do të trajtohen edhe temat tjera lidhur me  mediat dhe rregullatorët në mjedisin dixhital, me theks të veçantë platformat e shpërndarjes së videove (video sharing platforms).