30 May 2022
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bashkëpunim me Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara (OPAK) kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi.
Memorandumi u nënshkrua nga z. Xhevat Latifi - Kryetar i KPM, z.Afrim Maliqi - HANDIKOS, Daut Tishuki - Shoqata e të Verbërve të Kosovës (SHVK), z.Enver Kurtalani - Shoqata Kosovare e të Shurdhërve (SHKSH), znj.Sebahate Beqiri - Down Syndrome Kosova dhe z.Bujar Kadriu Forumi Kosovar i Aftësisë të Kufizuar.
Me këtë rast, përfaqësuesit e të gjitha palëve nënshkruese u shprehen të kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshjeje, si dhe u zotuan në arritjen e qëllimeve e objektivave të memorandumit.
Duke u bazuar edhe në shpalljen e Vitit 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara, memorandumi është iniciuar me qëllim kryesor bashkëpunimin ndërmjet Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Komisionit të Pavarur të Mediave, me objektiv të ndërgjegjësimit sa më të madh të shërbimeve mediale audiovizuele në Kosovë, lidhur me terminologjinë e saktë për personat me aftësi të kufizuara, respektivisht parandalimin e përdorimit të terminologjisë së gabuar, në shërbimet mediale audiovizuele.
Ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve në funksion të ngritjes së vetëdijes së publikut rreth përdorimit të terminologjisë adekuate për personat me aftësi të kufizuara e veçanërisht nga mediat.
Ndërsa Organizatat e Personave me Aftësi të Kufizuara, do të dërgojnë në KPM ankesa për të gjitha rastet kur mediat bëjnë shkelje në përdorimin e terminologjisë në kundërshtim me broshurën e përgatitur nga OPAK dhe e cila do të publikohet nga KPM dhe gjithashtu do tu përcillet mediave.
Memonrandumin dhe broshurën mund ti gjeni këtu.