Të licencuarit
3506 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM pritni në takim një delegacion të ODIHR

02 June 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur sot  në takim një ekip të ekspertëve në kuadër të ODIHR, nga Projekti Ekipi Mbështetës për Reformat Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor. 

Temë diskutimi ishte Raportit i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, i publikuar në shkurt, respektivisht gjendja aktuale me zbatimin e rekomandimeve nga ai raport. 

Ekipi i projektit të ODIHR-it për Mbështetjen e Reformave Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor njoftoi se janë duke kryer disa takime me institucionet e përfshira në raport, me qëllimi  që të informohen nga akterët relevant se deri në çfarë faze është arritur të  punohet në adresimin e rekomandimeve të raportit dhe cilat janë sfidat e institucioneve në këtë drejtim, me qëllim të mbështetjes së palëve të përfshira në proceset zgjedhore në Kosovë.

Gjatë takimit janë diskutuar të gjitha rekomandimet e raportit që lidhen me KPM-në.

Gjithashtu nga ana e KPM-së u njoftua rreth punës dhe aktiviteteve të KPM-së, në monitorimin e mediave gjatë zgjedhjeve, problemet që janë hasur, shkeljet e ndryshme që kanë bërë nga mediat dhe hapat ligjor që ka ndjekur KPM-ja për rastet e shkeljeve gjatë zgjedhjeve, kornizën ligjore që e rregullon këtë pjesë si dhe sfidat nga zbatimi i rekomandimeve të raportit.