09 June 2022
Delegacionet e rregullatorëve të Kosovës dhe të Shqipërisë gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takuan me përfaqësues të lartë të institucionit homolog amerikan Federal Communication Commision (Komisioni Federal i Komunikimit)
Në takim morën pjesë për KPM Kryetari z. Xhevat Latifi, Zëvndës i Kryeshefit Ekzekutiv Faruk Rexhaj, ndërsa për AMA Kryetarja znj Armela Krasniqi, Sekretarja e Përgjithshme në detyrë, njëkohësisht Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë, Romelda Rrapollari.
Për palën e Komisionit Federal amerikan të Komunikimit znj. Olga Madruga-Forti Shefe për Strategjitë Globale, Zyra Ndërkombëtare, Ira Keltz Kryeshefi i Zyrës për Inxhinieri dhe Teknologji, z. Jim Szeliga Shef i Kujdesit ndaj Klientit.
Një takim i frytshëm ku u vendosën urat e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shtyllat kryesore ku shkëmbimi i eksperiencës do të fokusohet. Në këtë kontekst, partnerët e FCC shprehën gatishmërinë për asistencën e tyre në veprimtarinë e mëtejshme të KPM dhe AMA, nëpërmjet mbështetjes teknike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.
Edhe pse KPM dhe AMA u takuan për herë të parë me Komisionin Federal të Komunikimit u vendosën konkretisht tre fusha të nisjes së punës së përbashkët:
- Lirimi i brezave frekuencorë me fokus të veçantë informimin e shikuesit mbi procesin
- Procesi i rinovimit të licencave
- Rregullimi audiovizual dhe i përmbajtjes
Bashkëbiseduesit shprehën vullnetin se është vetëm fillimi i një ndërlidhjeje institucionale dhe vendosën afate kohore të përbashkëta për takimet e radhës.