Të licencuarit
3516 - Lajmi_i_plot | KPM

Konkurs publik për dhënien e një licence për transmetimin e programeve në radio

16 June 2022

Në bazë të nenit 21, 22 dhe 23 të ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (Ligji Nr. 04/L-44), në mbledhjen e datës 30 maj 2022, KPM mori vendim për shpalljen:

KONKURS PUBLIK

për dhënien e një licence për transmetimin e programeve në radio

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), duke u bazuar në kërkesat e pranuara si dhe në interesimet e vazhdueshme të kandidatëve, për licenca për ofrimin e shërbimeve mediale audio, si dhe ankesat për mungesë të informacionit lokal në gjuhën boshnjake, ka bërë vlerësimin mbi nevojën dhe mundësinë e shpalljes së konkursit për një frekuencë të lirë në lokacionin Vitomiricë, Komuna e Pejës. KPM ka vlerësuar se ka mungesë të shërbimeve mediale audio në nivel lokal në gjuhën boshnjake, mungesë të pluralizmit medial si edhe nevojën për zhvillimin e këtij pluralizmi.

Ky vlerësim është bërë duke u bazuar në Ligjin e KPM-së, respektivisht nenin 9 të këtij ligji, i cili përcakton Politikën e Transmetimit në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, KPM ka konfirmuar edhe mundësitë teknike për frekuencat e lira, të cilat janë në pajtim me planin frekuencor të Republikës së Kosovës dhe që të njëjtat mund të dalin në konkurs për dhënien në shfrytëzim kandidatëve të cilët i plotësojnë më së miri kriteret konkurruese.

Bazuar në vendimin e KPM-së të datës 30 maj 2022, në tabelën si me poshtë është paraqitur lokacioni dhe Komuna për ku do të bëhet shpalljen e konkursit publik:

Nr.

Komuna

Kategoria e licencës dhe numri i frekuencave

Gjuha e transmetimit

1.

Vitomiricë, Pejë

Lokale – 1 frekuencë

Boshnjake

 

 

 

 

Konkursi për aplikime mbetet i hapur 30 ditë, duke filluar nga data 16 qershor 2022 deri më 16 korrik 2022, deri në ora 16:00.

Kategoria e radiove me mbulim lokal i përket Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio të cilat ofrojnë mbulim me sinjal radio, përmes një frekuence, deri në 3 komuna (deri në 30% të territorit të Republikës së Kosovës).

PROCEDURAT DHE KRITERET PËR APLIKIM

Procedurat e aplikimit për licencë të KPM-së, si dhe për caktimi i kritereve kualifikuese dhe konkurruese për të marrë pjesë në këtë konkurs publik janë të bazuara kryesisht në nenin 22 të Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së.

Dokumentet bazë, si dhe aktet nënligjore të nevojshme për plotësimin dhe parashtrimin e aplikimit për licencë të KPM-së, janë të listuara si në vijim:

  1. Forma e Aplikacionit 
  2. Rregullore për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele  KPM-2021/01  
  3. Rregullore për tarifën vjetore për licencë 2017/06   

Të gjitha dokumentet e bashkangjitura, që do të jenë pjesë përbërëse e aplikacionit, duhet të jenë origjinale, apo të njëjtat duhet të jenë të noterizuara tek noteri (aty ku është e aplikueshme);

Përgjigjet duhet të jenë sa më të hollësishme dhe secila përgjigje duhet të radhitet sipas pyetjeve në bazë të numrit / shkronjës së secilës pikë të paraqitur në këtë aplikacion.

Aplikacioni duhet të plotësohet duke u bazuar plotësisht në aktet nënligjore të paraqitura si më lartë.

Aplikacionet si dhe të gjitha materialet përcjellëse duhet të dorëzohen në njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me ligjin për Gjuhët Zyrtare në Republikën e Kosovës.

Vlerësimi i aplikacioneve të pranuara brenda afatit të caktuar nga KPM do të bëhet duke u bazuar në Rregulloren KPM-2014/02 për vlerësimin e aplikacioneve për licencë të KPM-së

Preferohet që pyetjet që mund të keni lidhur me procesin e aplikimit, t’i bëni me shkrim, duke i drejtuar tek Departamenti i Licencimit i Zyrës Ekzekutive të Komisionit të Pavarur për Media në vëmendje të z. Nuredin Islami nuredin.islami@kpm-ks.org   ose dhe znj. Ardiana Alshiqi ardiana.alshiqi@kpm-ks.org.

Aplikacionet duhet të dërgohen në 2 kopje fizike në gjuhën shqipe dhe 2 kopje në gjuhën serbe, në adresën e mëposhtme: 

Rr. “Perandori Justinian”, nr. 124, Qyteza Pejton,10000, Prishtinë

Për më shumë detaje vizitoni ueb faqen e KPM-së www.kpm-ks.org