Të licencuarit
3520 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

15 July 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 12 korrik 2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e dymbëdhjetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuar disa raste ligjore që kishin të bënin me shkelje të Nenit 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së respektivisht mossjellja e raportit vjetor në KPM.

Neni 28 paragrafi 1dhe paragrafi 2, i Ligjit të KPM-së përcaktojnë se:

1.“Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj”.

2.“Raportet vjetore duhet të dorëzohen në KPM-së jo më larg se me datë 31 mars të vitit vijues, për vitin paraprak. KPM-ja mund të kërkojë informacion të mëtejshëm nëse konsideron se informacioni i paraqitur në raportet vjetor nuk është i plotë.”

Sipas gjetjeve të KPM-së, të licencuarit në vijim nuk kanë përmbushur obligimin ligjor për sjelljen e raportit vjetor në KPM, prandaj KPM ka iniciuar raste ligjore ndaj këtyre të licencuarve për shkelje të Ligjit për KPM-në:

Radio Dardania, Radio Helix, Mbtv, Radio Borzani, Radio Kaçaniku, Radio Rinia, Fwf City Radio, Tv Vali, Tv Llapi, 1 Tv, Rahovec Channel, Link Produkcija, Connect 3, Isp Broadcast, Iptv Tech ll.c., Vision Tv, Max tv, Telekomi i Kosovës sha, Tel Communications ll.c., Telekomi i Kosovës ott , Emonet, Swiss plus-1, Comnet-a, Radio Antena, Radio Urban FM Prishtinë, Radio Aktiv, Radio Kent FM 2, Radio Iliria, Radio Klokot, Tv Iliria, Tv zoom, Tv kosova Channel, Olti tv, A 9 international tv, Tv dialog , Astranet , Radio Urban Fm Prizren, Radio Dodona dhe Radio Bambus.  

Komisioni i ka shqyrtuar këto raste dhe pas shqyrtimit vendosi që të gjithë të licencuarit e lartpërmendur sanksionohen me Vërejtje në pajtim me nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 28  paragrafi 1 dhe 2,të Ligjit të KPM-së. Gjithashtu urdhërohen të gjithë të licencuarit e lartpërmendur që në afat prej dhjetë (10) ditësh ta dorëzojnë raportin vjetor për vitin 2021 të kompletuar, ashtu siç përcaktohet me nenin 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së.