29 July 2022
Komisioni i Pavarur i Mediave me 27 korrik 2022, mori pjesë në punëtorinë "Media dhe Mbrojtja e Konsumatorit" të organizuar nga INDEP.
Punëtoria u moderua nga Hulumtuesi i lartë në INDEP, Dardan Abazi, ndërsa pjesA e panelit ishte e përbërë nga z. Faruk Rexhaj Zv. Kryeshef Ekzekutiv në Komisionin e Pavarur të Mediave - KPM, si dhe z. Burim Ejupi nga INDEP. Pjesëmarrës ishin gazetarë të kanaleve mediatike të ndryshme në vendit tonë, të cilët diskutuan rreth çështjeve që kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorit.
Dihet që, ndikimi i medias në botën e sotme është vendimtar, pasi media është burimi kryesor i informacionit dhe kontribuon drejtpërdrejt në jetën e njerëzve. Në të kaluarën, pasqyrimi mediatik i temave të caktuara ka kontribuar në një interes shumë më të lartë të publikut dhe duke vënë në qendër të vëmendjes shumë çështje. Aktualisht, fokusi i mediave është kryesisht i lidhur me politikën, ndërsa çështjet sociale trajtohen shume pak.
Duke konsideruar nevojën e madhe të ngritjes së kapaciteteve të gazetarve mbi fushën e të drejtave të konsumatorit ndhe nevojën për mbulueshmëri më të madhe të rasteve të shkeljeve ndaj këtyre të fundit, ditë më parë, INDEP organizoi punëtorinë me titull “Media dhe Mbrojtja e Konsumatorit”.
Përpos të tjerash, në këtë punëtori u diskutuan edhe forma se si media mund të mbulojë në mënyrë proaktive çështjet që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit dhe potencialin e mediave për të avancuar tutje me agjendën për mbrojtjen e konsumatorit.