Të licencuarit
3524 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

01 September 2022

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 29 gusht 2022, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Xhevat Latifi,  ka mbajtur mbledhje e trembëdhjetë të rregullt për këtë vit.

Pas miratimit të  agjendës dhe procesverbalit nga mbledhja e fundit, sipas rendit të ditës Komisioni ka shqyrtuat disa raste ligjore.

Komisioni i Pavarur i Mediave me qëllim të vlerësimit të pajtueshmërisë se të licencuarve me aktet nënligjore të KPM-së, ka kryer monitorimin e tyre. Sipas gjetjeve të nga procesi i monitorimit,  KPM ka iniciuar disa raste ligjore të cilat kanë të bëjnë me shkelje të legjislacionit të Komisionin e Pavarur të Mediave.

Komisioni i ka shqyrtuar këto raste dhe pas shqyrtimit ka vendosi si në vijim:   

  • Kanal 10 – shkelje e Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që të sanksionojë OSHMA Kanal 10 me masën Vërejtje;
  • Klan Kosova – shkelje e Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që të sanksionojë OSHMA Klan Kosova me masën Vërejtje;
  • KTV – shkelje e Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që të sanksionojë OSHMA KTV me masën Vërejtje;
  • MTV Kosova – shkelje e Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që të sanksionojë OSHMA MTV Kosova me masën Vërejtje;
  • TE 7 – Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që ky rast të shtyhet për mbledhje tjetër;
  • TV Mir – shkelje e Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuale. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që të sanksionojë OSHMA TV Mir me masën Vërejtje.

Sipas rendit të ditës, Komisioni ka trajtuar edhe disa raste të licencimit. Rastet e shqyrtuara kishin të bënin me kërkesa për: ndryshimin e pronësisë, licencimin e OSHMA-së përmes  operatorit të shpërndarjes. Pas shqyrtimit të rekomandimeve të Zyrës Ekzekutive për këto raste, Komisioni vendosi si në vijim:

  • Big Brother 1 - kërkesë për licencimin e OSHMA-së përmes  operatorit të shpërndarjes, shtyhet për mbledhjen e radhës;
  • Big Brother 2 kërkesë për licencimin e OSHMA-së përmes  operatorit të shpërndarjes, shtyhet për mbledhjen e radhës;
  • Radio Aktiv – Miratohet kërkesa për ndryshim të pronësisë.

Gjithashtu Komisioni ka shqyrtuar çështjen e miratimit të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës për OSHMA me Kërkesë si dhe Formës për Aplikim “Video on Demand”. Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që të shtyhet kjo pikë për mbledhjen e radhës.

Komisioni ka shqyrtuar edhe propozimin për themelimin e “Komisionit e për vlerësimin e aplikacioneve për licencë të KPM-së”, pas shqyrtimit, Komisioni e miratoi këtë vendim.

Komisioni gjithashtu ka miratuar Raportin e Monitorimit “Mbrojtja e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audiovizuele” i cili monitorim është kryer gjatë muajin korrik 2022.