Të licencuarit
3538 - Lajmi_i_plot | KPM

Një delegacion i KPM-së po merr pjesë në takimin vjetor të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA)

13 October 2022

Një delegacion me përfaqësues të Komisionit të Pavarur të Mediave i kryesuar nga Kryetari z. Xhevat Latifi, janë duke marr pjesë në Takimin e 56-të të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregullatore (EPRA), ku KPM është anëtar-përfaqësues i Republikës së Kosovës.

Ky takim vjetor është organizuar nga Këshilli Suprem i Radios dhe Televizionit të Republikës së Turqisë (RTUK) dhe mbahet prej 12 deri më 14 tetor 2022, në Antalya të Turqisë.

Temat që do të jenë subjekt i diskutimit në mes tjerash, do të përfshijnë çështjet që kanë të bëjnë me dezinformimin, pluralitetin medial dhe besimi si dhe puna e autoriteteve rregullatore të medias në një mjedis dixhital, respektivisht si reagojnë dhe lidhen me njëri-tjetrin dezinformimi, pluraliteti dhe besimi. Ky sesion synon të ofrojë një analizë të thellë të gjendjes aktuale dhe të ndikimit të saj në konsumin dhe perceptimet e publikut, me synimin për të hartuar zgjidhje dhe ndërhyrje më efektive.

Gjithashtu do të trajtohen edhe temat tjera lidhur me  mediat dhe rregullatorët në mjedisin medial, lidhur me atë se si mund të ndihmojnë rregullatorët në ruajtjen e një mjedisi mediatik pluralist, të besueshëm dhe të besueshëm.