16 November 2022
Me 15 nëntor 2022, përfaqësuesit e KPM-së dhe RTK-së priten në një takim pune “Partnerët e Platformës së Këshillit të Europës për Siguri të Gazetarëve”, në përbërje nga: Roberta Taveri - ARTICLE 19, Jamie Wiseman - International Press Institute, Ricardo Gutiérrez - European Federation of Journalists, Attila Mong - Committee to Protect Journalists, Pavol Szalai - Reporters Without Borders, Radka Betcheva - European Broadcasting Union dhe Flutura Kusari - European Centre for Press and Media Freedom.
Pjesëmarrësit në takim diskutuan për disa tema me interes të përbashkët në fushën e mediave, respektivisht gjendjen aktuale në mjedisin medial në Kosovë, monitorimi i mediave, amandametimi i akteve nënligjore, vështirësitë financiare me të cilat po ballafaqohet KPM-ja si pasojë e shkurtimeve buxhetore, çështja e matjes së audiencës së mediave si dhe luftimin e lajmeve të rrejshme dhe edukimit medial.
Gjithashtu në takim u diskutua për punën që po bëhet sa i përket procesit të amandametimit të Ligjit për KPM-në me qëllim të harmonizimit me Direktivën e re AVMS dhe obligimet e reja ligjore që i përfshin harmonizimi me Direktivën e re AVMS. Gjithashtu u diskutua edhe për transmetuesin publik dhe amandametimin e Ligjit për RTK-në.