Të licencuarit
3550 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM dhe AMA zhvilluan punëtori dy ditore

22 December 2022

Komision i Pavarur i Mediave më 19-20 dhjetor 2022, ka pritur në një punëtori dy ditore stafin e Autoritetit të Mediave Audiovizive - AMA. Përfaqësuesit e departamenteve përgjegjëse nga KPM dhe AMA kishin rastin që gjatë dy ditëve të punëtorisë të njihen nga afër me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të punës ekipore që kryejnë të dy rregullatorët. E veçanta e kësaj punëtorie ishte se për herë të parë stafi që kryejnë punën në baza ditore, kishin mundësinë që të prezantojnë aktivitetet e tyre që nga niveli edhe teknik e deri të rregullimi ligjor si dhe të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe pikëpamjet lidhur me zhvillimet e hovshme teknologjikë në fushën e mediave por edhe vështirësitë me të cilat përballen.

Pjesëmarrës në punëtori nga KPM ishin departamentet: Ligjor, i Licencimit, Monitorimit dhe Menaxhimit të Frekuencave. Ndërsa nga AMA ishin: Këshilli i Ankesave, Drejtoria e Programeve dhe Drejtoria e Mbikëqyrjes.

Fillimisht pjesëmarrësit prezantuan lidhur me rolin, strukturën dhe kompetencat e dy autoriteteve rregullatorë të medias. Në vijim të punëtorisë u prezantuan shkurt strukturat dhe kompetencat e secilit departamenti dhe kapacitetet e tyre teknike dhe humane si dhe aktivitetet e tyre.

Nga Departamenti i Monitorimit dhe Drejtoria e Programeve u prezantuan aktivitetet e monitorimit dhe metodologjia e punës, aktivitetet gjatë fushatës zgjedhore siç janë monitorimi i përmbajtjes programore – vlerësimi i pajtueshmërisë me Ligjin dhe rregulloret, vizita tek të licencuarit (kryesisht monitorimi përmes terrenit), pranimi dhe trajtimi i ankesave nga publiku për përmbajtje programore si dhe monitorimi lidhur me pajtueshmërinë me Ligjin për Zgjedhje gjatë periudhës zgjedhore.

Gjithashtu stafi i AMA-s kishte rastin të vizitonte zyrat e monitorimit të mediave në KPM dhe njihet nga afër me funksionimin dhe punën e Departamentit të Monitorimit dhe Analizës dhe të shkëmbejnë praktikat më të mira institucionale sa i përket monitorimit të mediave. Në ditën e dytë të vizitës studimore u realizua Dita e monitorimit në hije të punës së stafit të AMA-s në zyrën e monitorimit të KPM-së.

Sa i përket trajtimit të ankesave nga Departamenti Ligjor , Këshilli i Ankesave dhe Drejtoria e Mbikëqyrjes u prezantuan mënyrat e procedimit ankesave por edhe rasteve tjera ligjore respektivisht procedimi Ex officio (sipas detyrës zyrtare). Trajtimi i ankesave kryhet sipas afateve zyrtare dhe afateve ligjore dhe legjislacioni për trajtimin e rasteve ligjore përfshin raste për shkelje të Ligjit të KPM-së, shkelje e akteve nënligjore dhe shkelje e Ligjit për Zgjedhjet. Puna e Departamenteve ligjore përfshin procedimin e rasteve ligjore, dhënien e opinioneve ligjore, përfaqësimin gjyqësor dhe përgatitja e planit legjislativ të institucionit.

Gjithashtu është prezantuar edhe funksionimi i Bordit për Ankesa në KPM si dhe procedurat e përmbarimit të vendimeve.

Sa i përket ambientit medial, nga Departamenti i Licencimit dhe Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave u prezantuan të dhënat nga KPM dhe AMA lidhur me: Formulimin e Procedurave dhe Kritereve për dhënien e licencës dhe ripërtëritjen e tyre, Udhëheqjen me Procedurat e licencimit, lëshimin e licencave përmes procedurës së konkursit publik dhe lëshimin e licencave përmes procedurës me anë të kërkesës ( pa frekuencë tokësore).

Trajtimi i kërkesave të të licencuarve dhe komunikimi me të licencuarit lidhur me kërkesat e tyre të ndryshme si: ndryshime në licencë, ripërtëritje të licencës, ndërprerje të licencës, ankesa për ndërhyrje në frekuencë të transmetimit apo mos pranim të sinjalit dhe çështjet e ndërprerjes së transmetimit. U prezantuan të dhëna edhe për numrin e të licencuarve, kategoritë e licencimit, gjuhët e transmetimit dhe shtrirjen gjeografike. Të gjitha të dhënat janë publike në regjistrin e licencave të të licencuarve.