Të licencuarit
3557 - Lajmi_i_plot | KPM

Rregullatorët audiovizuel të Kosovës dhe Shqipërisë bashkëpunojnë për hartimin e akteve nënligjore

20 March 2023

Përfaqësues nga Komisioni i Pavarur i Mediave, ishin në vizitë pune tek Autoriteti i Mediave Audiovizive në Tiranë, në një shkëmbim eksperience për konceptimin dhe hartimin e akteve nënligjore.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me angazhimin aktual të KPM-së, në procesin e hartimit të projektregullores për procedurën e brendshme të shqyrtimit të ankesave.

Përfaqësues nga departamentet ligjore, të monitorimit të programave dhe të trajtimit të ankesave, nga dy institucionet partnere, prezantuan aspekte konkrete me të cilat hasen në përditshmërinë e tyre, të cilat kanë nevojë për rregullim. Diskutimi u ilustrua dhe me shembuj nga përmbajtjet e transmetuara, apo nga performanca e OSHMA-ve në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë takimit u theksua dhe nevoja e referencës nga praktikat më të mira të autoriteteve në vendet e BE-së, apo pjesë të legjislacionit të tyre në trajtimin e ankesave.

KPM dhe AMA shprehën gatishmërinë që kjo frymë kooperuese me interes të ndërsjellë të vijojë dhe në aspekte të tjera të rregullimit audio/audioviziv, ku dy institucionet kanë potencial për shkëmbimin e eksperiencave.

Më herët janë zhvilluar takime të përbashkëta pune të AMA-s dhe KPM-së mbi procesin e digjitalizimit, të monitorimit të mbulimit mediatik të fushatave elektorale, mbi mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive.