Të licencuarit
3577 - Lajmi_i_plot | KPM

Katër student të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës përfundojnë punën praktike dymuajshe në KPM

15 June 2023

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të KPM-së me Departamentin e Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës (UP), OSBE-së dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), gjatë muajve prill - qershor 2023, ka vazhduar faza e tretë e punës praktike në KPM, për studentë të gazetarisë të përzgjedhur nga Departamenti i Gazetarisë.

Angazhimi i studentëve për të kryer punë praktike në KPM kishte për qëllim hulumtimin dhe analizimin e përmbajtjeve programore sa i përket monitorimit të reklamave. Puna praktike ka qenë e planifikuar dhe është realizuar në monitorimin e mediave lidhur me përmbajtjet e caktuara programore – reklama, me temë “ Keqprezantimi gjinor në reklama”.

Në koordinim nga mentori i tyre nga universiteti, bazuar në projekt studentët do të paraqesin një raport lidhur me gjetjet e tyre mbi temat që kanë hulumtuar gjatë punës së tyre në KPM. Rekomandimet që pritet të dalin nga raporti, do të shërbejnë për mediat, studentët e tjerë dhe të gjithë të interesuarit në fushën e shërbimeve mediale audiovizuele.

Ashtu sikur projektet e kaluara të këtij formati, ky projekt është realizuar me mbështetjen edhe të Misionit të OSBE-së në Kosovë.