Të licencuarit
3581 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM prezanton raportin vjetor para Komisionit Parlamentar për  Media

27 June 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave sot ka prezantuar Raportin Vjetor 2022 para Komisionit Parlamentar për  Media. Prezantimi është  bërë  nga Kryetari i KPM-se z. Jeton Mehmeti, i cili i njoftoi deputetët  mbi aktivitetet e KPM-së gjatë vitit 2022, shpenzimet buxhetore dhe rezultatet e arritura në  përgjithësi. Aktivitetet e KPM-se kanë  qenë të  ndërlidhura  me objektivat strategjike e që janë: promovimi i pluralizmit medial, rritja e transparencës në  pronësinë  e mediave, mbrojtja e publikut nga dezinformimi, përdorimi  efiçent  i frekuencave dhe përmirësimi  i mirëqeverisjes  institucionale.

Përveç  trajtimit të  rasteve që  kanë  të bëjnë me kërkesat  për licencim e ndryshim të  pronësisë, mosrespektim të  Kodit të  Etikës dhe rregulloreve në fuqi, gjatë  vitit 2022 KPM ka kontribuar edhe në draftimin e ligjit të  ri për  KPM-në si dhe në  plotësim-ndryshimin e rregullores për mbrojtjen e fëmijëve  dhe rregullores për  komunikime komerciale audiovizuele.

Duke miratuar edhe planin e frekuencave, gjatë  vitit të  kaluar KPM ka ndërmarrë  iniciativën  për  koordinim me shtetet fqinje mbi frekuencat nacionale. Po ashtu KPM ka pas një  pjesëmarrje  aktive në  nismat rajonale dhe evropiane të autoriteteve rregullative.

Buxheti i KPM-së për  vitin 2022 ka qenë 1,028,065 euro, nga të  cilat ka shpenzuar 739,508 euro. Nga tarifat e licencës  dhe gjobave, KPM ka realizuar të  hyra në  vlerë  315,845 euro. Zyra Kombëtare  e Auditimit nuk ka gjetur asnjë shkelje në  auditimin e financave.

Përveç  Kryetarit Mehmeti, edhe anëtarët  tjerë të  KPM-së: z. Besnik Berisha, znj. Luljeta Aliu, z. Fatih Basha, znj. Azra Desic si dhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Faruk Rexhaj, u janë  përgjigjur  pyetjeve të  deputetëve  nga Komisioni Parlamentar për  Media.