Të licencuarit
3582 - Lajmi_i_plot | KPM

Rikujtim për të licencuarit lidhur me pagesën e tarifës vjetore të licencës

27 June 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), i rikujton të gjithë të licencuarit të cilët nuk e kanë kryer ende pagesën e tarifës vjetore të licencës, se afati përfundimtar për të kryer këtë obligim ligjor është data 30 qershor 2023.

Pagesa e tarifës vjetore të licencës është obligim ligjor për të licencuarit, i përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenin 26, i cili parasheh që të licencuarit janë të obliguar të paguajnë tarifën vjetore të licencës së KPM-së, sipas kategorive të licencës të përcaktuara me Rregulloren KPM-2017/03 për Tarifën Vjetore për Licencë.

KPM udhëzon të gjithë të licencuarit që të përfundojnë pagesat e tarifës vjetore për licencë të KPM-së sipas afatit të përcaktuar me akt nënligjor, duke përmbushur kështu obligimin e tyre ligjor.