Të licencuarit
3587 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM merr vendim në lidhje me borxhet e të licencuarve, përgatitjen e akteve nënligjore për zgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv, dhënien apo ripërtëritjen e 18 licencave, ndërprerjen e pesë licencave dhe tri vendime për refuzim të dhënies së licencës gjegjësisht ndryshimit të pronësisë.

18 July 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 17 korrik 2023, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për këtë vit.

Në fillim të mbledhjes Kryetari Mehmeti shprehu shqetësimin për rritjen e gjuhës së urrejtjes në media, duke u bërë thirrje subjekteve të licencuara që të mos transmetojnë thirrje për dhunë ndaj asnjë qytetari apo grupi të caktuar në Republikën e Kosovës.

Më pas Komisioni ka miratuar agjendën me 35 pika të rendit të ditës, përfshi miratimin e procesverbalit nga mbledhja e fundit dhe raportimin e Kryeshefit Ekzekutiv. 

Kryetari Mehmeti potencoi çështjen e borxheve që disa media kanë ndaj KPM-së. Ai tha se deri në fund të vitit të kaluar, shuma e borxheve të akumuluara ka qenë 795,969 euro, prej të cilave rreth 495 mijë janë nga mos pagesa e taksës së licencës, ku disa nga mediat nuk kanë paguar taksën për licencë që nga viti 2011. Ai tha se Komisioni nuk mund të tolerojë mos pagesës e taksën së licencës sepse kjo paraqet shkelje të Ligjit për KPM-në, dëmton buxhetin e shtetit, dhe është e padrejtë ndaj subjekteve që paguaj detyrimet me rregull. Si rezultat, Komisioni mori Vendim që të gjithë të licencuarit të cilët kanë borxhe të papaguara të taksës (ose gjobës) që në afat prej tridhjetë (30) ditësh të sjellin në KPM marrëveshjen me përmbaruesin për pagesën me këste deri në dymbëdhjetë (12) muaj të borxheve të tyre. 

Në pikën e radhës Komisioni ka diskutuar për nxjerrjen në konsultim publik të Draft-Rregullores për Pranimin, Vlerësimin dhe Disiplinën e Kryeshefit  Ekzekutiv, të cilën Komisioni vendosi që vëjë në diskutim publik për një periudhë prej 15 ditë pune.  

Në vijim Komisioni ka shqyrtuar dhe miratuar dy raporte tremujore të punës së KPM-së për periudhën janar – mars 2023 dhe për periudhën prill – qershor 2023,  të cilat bazuar në obligimin ligjor që del nga neni 15 i Ligjit Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, i dërgohen Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastet e licencimit, Komisioni ka shqyrtuar Raportet e Komisioneve Vlerësuese për konkursin publik për frekuenca të radiove lokale në Komunën e Pejës dhe në Komunën e Prizrenit. Sipas raporteve, në këto konkurse ka pas vetëm nga një palë që ka aplikuar në secilin konkurs dhe bazuar në rezultatet e raporteve, Komisionet Vlerësuese kanë gjetur se në të dyja konkurset  aplikantët nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore të licencimit.  Në këtë rast, Komisioni vendosi që të miratojë rekomandimet për refuzim të kërkesave Radio Grand dhe Radio Hisar, për pajisje me licencë në të dyja rastet si dhe vendosi për rishpalljen e konkursit publik për frekuenca të radios lokale në Komunën e Pejës dhe në Komunën e Prizrenit.

Gjithashtu në rastet e tjera të licencimit, Komisoni ka miratuar kërkesën e OPEN TEL për licencimin e operatorit të shpërndarjes dhe ka miratuar kërkesat për ripërtëritje të licencës për Radio Gjilani, MBTV, PP KDS Telestar IC. Ndërsa ka refuzuar kërkesën për ndryshim të pronësisë për Radio Shqip FM

Lidhur me rastet e kërkesave të disa të licencuarve të kanë kërkuar vullnetarisht të iu ndërpritet licenca e KPM-së, Komisioni ka shqyrtuar këto raste dhe i ka miratuar kërkesat për ndërprerje të licencës për TV EHO, Swiss Plus-1 SHPK, 1TVComnet-A SHPK dhe Premier Songs.

Sa i përket pikave tjera të agjendës, kërkesave për licencimin e Ofruesve të Shërbimit Medial Audiovizuel (OSHMA), Komisioni ka shqyrtuar rastet në vijim dhe ka miratuar  këto kërkesa për licencë të OSHMA: ARB Aksion, ARB Aventura, ARB Film, ARB Hits, ARB Komedi, ARB Max, ARB Mrekulli, ARB Nostalgjia, ARB Premier, ARB Shqip, ARB Triller, ARB Arbëria, ARB Florinjët dhe Sport ALB.

Ndërsa ka shtyrë për vendimmarrje në mbledhjen e radhës kërkesën për licencë të OSHMA-së nga A2 CNN Albania.