Të licencuarit
3591 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e pestë e Komisionit të Pavarur të Mediave

07 August 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), më 4 gusht 2023, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhje e pestë të rregullt, ku ka trajtuar çështjen e borxheve të pa paguar nga subjektet e licencuara. Në këtë mbledhje Komisioni e ka ftuar në raportim edhe Përmbaruesin Privat të angazhuar nga ana e KPM-së.

Duke u bazuar në të dhënat e departamentit të financave të KPM-së, Kryetari Mehmeti tha se shkalla e borxhit aktualisht është afër 794 mijë euro, nga të cilat mbi 507 mijë euro janë borxhe të tarifës së licencës dhe rreth 264 mijë euro janë gjoba të pa paguara. Ai shtoi se të dhënat tregojnë se mos pagesa e tarifës së licencës nga disa subjekte është sistemike nga viti 2011. Nga 507 mijë euro borxhe nga tarifa e licencës, 398 mijë euro, apo 78% janë grumbulluar në periudhën 2011-2020. Këtu duhet veçuar transmetuesin publik i cili nuk ka paguar tarifën e licencës për shtatë vite (2014 – 2019 dhe 2021), duke grumbulluar një borxh prej 165,430 euro vetëm për tarifën e licencës.    Kryetari Mehmeti tha se në bazë të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (neni 3), KPM e ka për obligim mbledhjen e taksës nga subjektet e licencuara. Duke u nisur nga ky obligim ligjor, Komisioni e ka marr një vendim që i obligon të gjithë të licencuarit të cilët kanë borxhe, që brenda 30 dite t’i shlyejnë borxhet ose të sjellin marrëveshje me përmbaruesin për pagesën me këste deri në 12 muaj. Në të kundërtën do të detyrohemi të bëjmë ndërprerjen, gjegjësisht mos-vazhdimin e licencës, tha Kryetari Mehmeti.

Në këtë mbledhje anëtarët e Komisionit z.Besnik Berisha, znj. Luljeta Aliu, znj. Azra Desic dhe z. Fatih Basha, kanë parashtruar pyetje në drejtim të Përmbaruesit Privat në lidhje me efikasitetin e tij në inkasimin e detyrimeve financiare, me ç’rast kanë kërkuar nga ai edhe një raport të detajuar mbi shkallën e të arkëtueshmeve deri më sot.