Të licencuarit
3593 - Lajmi_i_plot | KPM

Ftesë publike për nominime për një anëtar/e të KPM-së

16 August 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), bazuar në nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-44 për KPM-në bën ftesë publike për nominime për një (1) anëtarë të KPM-së nga radhët e komunitetit jo shumicë.

Nominimet mund të bëhen nga çdo person apo organizatë e regjistruar ligjërisht në Republikën e Kosovës.

Nominimet pranohen nga data 16 gusht 2023 deri më 05 shtator 2023, në orën 16:00.

Dokumentet e nominimit mund të dorëzohen personalisht në Zyrën e KPM-së apo të skanuara përmes emaili në info@kpm-ks.org .

Informatat lidhur me kualifikimet, proceduarat dhe formularët për nominime për anëtarë të KPM-së mund t’i gjeni këtu: Pakoja për Nominime. 

Informata shtesë lidhur me procesin e nominimit mund të kërkoni edhe përmes:

  • emailit në info@kpm-ks.org ;
  • telefonit në numrin kontaktues 038 245 031, si edhe
  • personalisht duke u paraqitur në zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, në adresën Rruga Perandori Justinian nr. 124 Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë.

Komisioni i Pavarur i Mediave