11 September 2023
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka zhvilluar një punëtori tri ditore prej 7 – 9 shtator 2023, lidhur me hartimin dhe amandamentimin e tri akteve nënligjore.
Në kuadër të objektivave të përcaktuara për vitin 2023, në mes tjerash KPM ka paraparë edhe plotësim/ndryshimin e legjislacionit sekondar si dhe hartimin e akteve të reja nënligjore si në vijim:
Në lidhje me këtë, KPM mbajti punëtori me qëllim të diskutimit të propozim-ndryshimeve në këto draft rregullore si dhe hapat e tjerë të ardhshëm që do ndiqen për finalizimin e akteve nënligjore të lartcekura. Gjatë procesit të punës nëdraftimin e këtyre rregulloreve, kanë qenë të përfshirë edhe ekspert ndërkombëtar të cilët kanë ofruar kontributin e tyre.
Nevoja për ndryshime në legjislacionin sekondar është e domosdoshme dhe ka për qëllim harmonizimin e tij me trendin e zhvillimeve në fushën e shërbimeve mediale audiovizuale në përgjithësi, duke krijuar edhe mundësi më të mirë për zbatim të tyre nga KPM si dhe nga të licencuarit e KPM-së.
Avancimi i akteve nënligjore ka për synim mbrojtjen e interesit publik si pluralizmin dhe diversitetin medial përmes rregullimit të tregut medial, pronësisë së mediave dhe mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet programore.
Në pajtim me nenin 8 të Ligjit për KPM-në, draftet finale të rregulloreve në fjalë do të vihen në dispozicion të publikut dhe të palëve të interesit për komentet e tyre të cilat mund të kontribuojnë në plotësimin e tyre.
Këto tri rregullore janë të parapara edhe në kuadër të Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023, ku KPM është zotuar se do t’i miratojë brenda këtij viti.
Komisioni i Pavarur i Mediave