Të licencuarit
3601 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e shtatë e Komisionit të Pavarur të Mediave

14 September 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 13 shtator 2023, në  udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhje e shtatë të rregullt. Sipas agjendës Komisioni  ka trajtuar disa raste të natyrës së licencimit respektivisht gjashtë kërkesa për ripërtëritje të licencës, prej tyre katër radio dhe dy tjera Ofrues të Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA) me transmetim përmes operatoreve të shpërndarjes.

Pas shqyrtimit të rasteve, Komisioni vendosi të miratojë kërkesat për ripërtëritje të licencës së radios për Radio Zëri i Shtimes, Galaktika, Radio 21 dhe  Radio Tema.

Ndërsa tek rastet për ripërtëritje të licencës së OSHMA, Komisioni ka aprovuar kërkesën e 1st Channel dhe ka shtyrë për mbledhjen e radhës kërkesën e  TV Diaspora, për shkak të aplikacionit të pakompletuar.

Komisioni gjithashtu ka miratuar vendimet për themelimin e Komisioneve Vlerësuese të aplikacioneve të pranuara në konkursin publik për licenca të radios për lokacionin Vitomiricë, Komuna e Pejës (në gjuhën boshnjake) dhe Prizren (në gjuhë turke).

Pas rasteve të licencimit Komisioni ka trajtuar edhe çështjen e pozitës së Kryeshefit Ekzekutiv, për të cilin KPM-ja më 2 korrik 2021 ka marrë vendim që të pezullohet nga ushtrimi i detyrës, për shkak se ndaj të njëjtit është iniciuar procedurë penale dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit, kurse më 7 dhjetor 2021, KPM ka marrë një vendim tjetër me të cilin Kryeshefit Ekzekutiv i është vazhduar masa e pezullimit, për faktin se ndaj tij është duke u zhvillua procedurë penale, masë kjo e cila është  ende në fuqi.

Kryetari Mehmeti ka kërkuar që meqenëse është afër skadimi i mandatit të rregullt të Kryeshefit Ekzekutiv, KPM-ja të marrë një qëndrim që ka të bëjë me moszgjatjen e mandatit, gjegjësisht mos-ripërtëritjen e mandatit të Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo për shkak se ndaj të njëjtit ekziston ende masa e pezullimit dhe të fillohet me procedurat për shpalljen e konkursit sapo të përmbushen kushtet ligjore. Gjithashtu Kryetari Mehmeti ka kërkuar nga Zyra Ekzekutive një sqarim për procedurat e asaj kohe për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv, meqë duket se ka një paqartësi mbi datën e vendimmarrjes, gjegjësisht mbajtjes së mbledhjes kur është emëruar dhe datës kur vendimi ka hyrë në fuqi. Komisioni e miratoi këtë qëndrim.