25 October 2023
Kryetari i Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) z.Jeton Mehmeti ka pritur në një takim pune z. Jarmo Feliks Helppikangas, Shef i Seksionit për Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e BE-së në Kosovë.
Kryetari z. Mehmeti në fjalën e tij prezantuese i falënderoi zyrtarët e nga Zyrës së BE-së për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi mes institucionesh.
Në vijim të fjalës së tij z.Mehmeti prezantoi punën dhe aktivitetet aktuale më të rëndësishme të KPM-së në përmbushje të obligimeve kushtetuese e ligjore. Pjesëmarrësit në takim diskutuan për disa çështje me interes të përbashkët në fushën e mediave, e me theks të veçantë në punën që po bëhet sa i përket procesit të amandametimit të Ligjit për KPM-në me qëllim të harmonizimit me Direktivën e re AVMS. KPM është duke punuar në hartimin dhe amandamentimin e tri rregulloreve që janë të parapara edhe në kuadër të Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023 si obligim për KPM-në si dhe me qëllim të ndjekjes së trendit me zhvillimet e reja në tregun medial. Në këtë aspekt, për KPM-në mbështetja nga ana e BE-së me ekspertizë të jashtme ose forma tjera të mbështetjes është kruciale. U diskutua edhe për sfidat u KPM-së, fillimisht për vështirësitë financiare si pasojë e shkurtimeve buxhetore, nevoja e domosdoshme për ngritjen e kapaciteteve teknike e humane, vonesat në emërimin e anëtarëve të Komisionit dhe Bordit për Ankesa në KPM, vonesa këto që kanë shkaktuar pamundësi të vendimmarrjes për periudha të caktuara.
Nga ana e zyrtarëve të BE-së u theksua se vlerësojnë punën e rregullatorit të mediave dhe shprehën përkushtimin për përkrahje të KPM-së në zbatimin e standardeve më të larta në fushën e rregullimit të shërbimeve mediale audio-vizuele