10 November 2023
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 10 nëntor 2023, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhje e dhjetë të rregullt për këtë vit.Në këtë mbledhje Komisioni ka trajtuar disa pika të rendit të ditës: Rregulloren për Pranimin, Vlerësimin, dhe Disiplinën e Kryeshefit Ekzekutiv dhe propozim vendimin për mbledhjen e tarifave i cili do të shërbej si titull ekzekutiv në procedurë përmbarimore.Pas miratimit të agjendës dhe procesverbalit, Komisioni ka shqyrtuar Rregulloren për Pranimin, Vlerësimin, dhe Disiplinën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kryetari Mehmeti prezantoi punën e bërë që nga inicimi i kësaj rregullore, procesin e konsultimit publik dhe inkorporimin e komenteve të pranuara si dhe harmonizimin e saj me legjislacionin e ri, pra me Ligjin për Zyrtaret Publik, e të cilin ligj KPM ka pritur që të hyj në fuqi në mënyrë që t’i referohet si bazë ligjore për procedurën zgjedhjes dhe emërimit të Kryeshefit Ekzekutiv. Pra tani është hera e parë që kreu i Zyrës Ekzekutive të KPM-së do të emërohet me Rregullore të KPM-së dhe sipas Ligjit për Zyrtaret Publik. Gjithashtu duke ju referuar mbledhjes së kaluar, kemi ofruar sqarime për disa paqartësi që kemi pas për kohën e mbarimit të mandatit të ish-Kryeshefit Ekzekutiv i emëruar në vitin 2019, sepse e gjithë procedura e emërimit që prej konkursit e deri të emërimi është zhvilluar me Ligjin për Shërbimin Civil, i cili parasheh mandat tre vjeçar. Ndërsa vendimi është nënshkruar rreth 15 ditë pas emërimit të Kryeshefit Ekzekutiv nga Komisioni i KPM-së dhe thirret në ligj tjetër, Ligjin për Zyrtaret Publik, i sapo hyrë në fuqi në atë kohë dhe i cili parashihte mandat katër vjeçar. Por sidoqoftë edhe koha e atij mandati katër vjeçar ka kaluar, kështu tani do procedohet tutje me procesin e rekrutimit të Kryeshefit Ekzekutiv sipas kësaj rregullore. Pas shqyrtimit Komisioni ka miratuar Rregulloren për Pranimin, Vlerësimin, dhe Disiplinën e Kryeshefit Ekzekutiv.Lidhur me rastet e licencimit, Komisioni ka shqyrtuar disa raste të natyrës së licencimit respektivisht 9 kërkesa për ripërtëritje të licencës të radiove, 1 kërkesë për ndryshim të pronësisë së Ofruesit të Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA) me transmetim përmes operatoreve të shpërndarjes, 1 kërkesë për ndryshim të pronësisë së radios, 1 kërkesë për ripërtëritje të licencës të operatorit të shpërndarjes dhe 1 kërkesë për ndërprerje (heqje dorë) të licencës të operatorit të shpërndarjes.Pas shqyrtimit Komisioni ka miratuar kërkesat për ripërtëritje të licencës për Radio Festina, Radio Gorazhdevc, Radio Kim, Radio Kiss, Radio Kolasin, Radio Rinia dhe Radio Malisheva dhe operatorit të shpërndarjes ISP Broadcast. Gjithashtu komisioni ka miratuar dy kërkesa për ndryshim të pronësisë, Radio Gora dhe Spin TV dhe një kërkesë për ndërprerjen e licencës nga operatori i shpërndarjes Kumanova Cable SHPK. Ndërsa ka shtyrë për vendimmarrje në mbledhjen e radhës kërkesat për ripërtëritje të licencës nga Radio 7 Kosova dhe Radio Fortuna. Çështja e fundit që Komisioni ka shqyrtuar në këtë mbledhje është propozim vendimi për mbledhjen e tarifave i cili do të shërbej si titull ekzekutiv në procedurë përmbarimore. Ky propozim është hartuar për shkak të kërkesave të vazhdueshme nga ana e gjykatave që faturat të kenë tituj ekzekutiv dhe kjo ka krijuar zgjatje të procedurave gjyqësore e përmbarimore, prandaj është propozuar që çdo faturë të përmbajë edhe një vendim të KPM-së si titull ekzekutiv, me të vetmin qëllim krijimin e lehtësimit të përfundimit të lëndëve që kanë për subjekt faturat e tarifave për licencë të KPM-së, sipas Rregullores KPM-2017/06 për Tarifën Vjetore për Licencë.