Të licencuarit
3629 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e njëmbëdhjetë e Komisionit të Pavarur të Mediave

27 November 2023

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 24 nëntor 2023, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhje e njëmbëdhjetë të rregullt për këtë vit. Në këtë mbledhje Komisioni ka trajtuar disa pika të rendit të ditës: raste për ripërtëritje të licencës dhe raste ligjore.

Lidhur me rastet e licencimit, Komisioni ka shqyrtuar disa raste të natyrës së licencimit respektivisht 7 kërkesa për ripërtëritje të licencës të radiove dhe një kërkesë për ripërtëritje të licencës së operatorit të shpërndarjes.

Pas shqyrtimit Komisioni ka miratuar kërkesat për ripërtëritje të licencës për: Radio 7 Kosova, Radio Furtuna, Radio Bambus dhe Radio Llapi.  Ndërsa ka shtyrë për vendimmarrje në mbledhjen e radhës kërkesat për ripërtëritje të licencës nga: Radio Alba, Radio Klan Kosova Prishtinë, Radio Klan Kosova Deçan dhe operatori i shpërndarjes Art Motion.  

Lidhur me rastet ligjore Komisioni ka shqyrtuar disa për shkelje të legjislacionit të KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni ka gjetur në shkelje këta të licencuar:

  • Operatori i shpërndarjes Niart, shkelje e Rregullores KPM-2020/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale – sanksionohet me gjobë 2000 euro.
  • Kanal 10, shkelja e Kodit të Etikës KKPM-2016/03 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës – sanksionohet me gjobë 1000 euro.
  • ATV, shkelja e Rregullores KPM-2013/01 për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio-Vizuele – sanksionohet me Vërejtje.
  • Klan Kosova – shkelje e Kodit të Etikës – sanksionohet me gjobë 5000 euro

Ndërsa pas shqyrtimit nga Komisioni, nuk janë gjetur në shkelje rastet ligjore në vijim:

  • TV Dukagjini, shkelje e Kodit të Etikës KKPM-2016/03 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës - Ankesa refuzohet si e pabazuar
  • KTV, shkelje e Kodit të Etikës KKPM-2016/03 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës - Ankesa refuzohet si e pabazuar.
  • KTV & ARTA, shkelje e Kodit të Etikës KKPM-2016/03 për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës - Ankesa refuzohet si e pabazuar.

Në vijim të mbledhjes Komisioni ka shqyrtuat 19 raste tjera ligjore për shkelje të Ligjit për KPM-në, respektivisht për mos sjellje të raportit vjetor financiar:

Radio 7 Kosova, Radio 7, IPTV Tech, Radio Energji, Radio Rinia, TVR, Premier Songs, TV 7, Big Brother 1, Big Brother 2, Radio Maria, TV Diaspora, Radio Gjilani, Kugo TV, Conect 3, Glam Radio, Radio Romano Avazo, Radio Prizreni, dhe Radio Victoria.  

Pas shqyrtimit Komisioni vendosi që të gjithë të licencuarit e lartcekur, të sanksionohen me Vërejtje, në pajtim me nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit të KPM-së, për shkelje të nenit 28 të Ligjit të KPM-së.  Gjithashtu urdhërohen të gjithë të licencuarit në fjalë që në afat prej 15 ditësh ta dorëzoj raportin vjetor për vitin 2022, ashtu siç përcaktohet me nenin 28, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të KPM-së.

Sipas agjendës Komisioni ka shqyrtuat edhe disa raste ligjore për ndryshimin e pronësisë pa miratimin e KPM-së. Pas shqyrtimit Komisioni gjeti se të gjithë të licencuarit në vijim kanë bërë shkelje të nenit 21 paragrafi 3, të Ligjit të KPM-së, nenit 18, të Rregullores për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele KPM-2021/01, nenin15 paragrafin 2, paragrafin 2.1, dhe paragrafin 3 të Kushteve dhe Termeve të Përgjithshme të Licencës së KPM-së, duke bërë ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së, ashtu siç është e përcaktuar me legjislacion. Komisioni vendosi masat sanksionuese si në vijim:

    • Top Radio, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 1000 euro.
    • TV Llapi, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 2000 euro.
    • Dasma TV, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 2000 euro.
    • TE 7, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 5000 euro.
    • BB Herc, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 5000 euro.
    • Job Net, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 3000 euro.
    • Radio Capital FM, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 1000 euro.
    • Radio Dukagjini, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 2000 euro.
    • TV Dukagjini, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 3000 euro.
    • Radio Mir, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 1000 euro.
    • TV Mir, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 1000 euro.
    • Radio Impuls, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 1000 euro.
    • Radio Vizion, ndryshim të pronësisë, pa miratim paraprak të KPM-së – sanksionohet me gjobë 1000 euro.
    • TV Dielli, është gjetur se ka njoftuar me shkrim paraprakisht KPM-në për ndryshimet në pronësi.