15 December 2023
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) dhe Fondacioni Terre des hommes Laussane në Kosovë (TdhK), kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi. Memorandumi u nënshkrua nga z.Jeton Mehmeti-Kryetar i KPM-së dhe z. Pajtim Zeqiri-Shefi i Zyrës së TdhK.
Sipas këtij memorandumi palët zotohen të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok për implementimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në media. Në këtë drejtim memorandumi ka për qëllim që të licencuarit e KPM-së të ndërmarrin masat e duhura për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga programet që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mental dhe moral të tyre, në veçanti programet më përmbajtje të papërshtatshme ose dhunë ekstreme. Objektiv tjetër i memorandumit është të promovojnë në media temat që adresojnë mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtjen nga diskriminimi, të drejtat e komuniteteve, drejtësinë për të mitur si dhe iniciativa të ngjashme. Ndër aktivitetet që parashihen janë organizimet e përbashkëta si: fushata vetëdijesuese, trajnime, sesione informuese, tryeza diskutimi, konferenca dhe takime për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.