21 December 2023
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 21 dhjetor 2023, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhje e dymbëdhjetë të rregullt për këtë vit. Në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar tri draft rregullore. Pas shqyrtimit, Komisioni i ka miratuar këto rregullore:
KPM duke u bazuar në nenin 3, paragrafi 2, pika 11 e Ligjit për KPM, ka iniciuar procedurën për amandamentimin e Rregullores për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele dhe Rregullores për komunikimet komerciale audio dhe audiovizuele si dhe hartimin e Rregullores për pronësinë dhe koncentrimin e të licencuarve të KPM-së.
Siç parashihet me procedurat për nxjerrjen e legjislacionit sekondar (neni 8 i Ligjit për KPM-në, Ligji Nr. 04/L-44), KPM në pajtim me Ligjin, ka vendosur në diskutim publik për 30 ditë draftet e rregulloreve, ku të gjitha palët e interesuara kanë pasur mundësinë të japin komentet dhe vërejtjet e tyre me shkrim lidhur me këto rregullore. Konsultimi publik ka filluar më 11 tetor 2023 dhe ka zgjatur deri më 10 nëntor 2023.
Pas pranimit të komenteve publike, KPM në vazhdim të këtij procesi ka mbajtur edhe dy dëgjime publike, me 20 nëntor 2023 dhe 4 dhjetor 2023, ku u ka ofruar edhe një herë mundësi të gjitha palëve të interesuara që të japin komentet e tyre para miratimit të draft rregulloreve.
KPM i ka shqyrtuar të gjitha komentet e pranuara dhe ato që kanë qenë të argumentuara me bazë ligjore, i ka inkorporuar në draftet finale.
Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të këtyre rregulloreve, KPM ka plotësuar edhe një kriter tjetër sa i përket Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023, ku këto rregullore kanë qenë të parapare si masa legjislative dhe KPM është zotuar se do t’i miratojë brenda këtij viti.