Ambasadori i Mbretërisë se Bashkuar z.Nicholas Abbott ka pritur sot në takim Kryetarin e KPM-së z.Jeton Mehmeti dhe anëtarin e KPM-së z.Besnik Berisha.
Kryetari Mehmeti e ka falënderuar Ambasadorin Abbott për mbështetjen që Ambasada Britanike po i ofron KPM-së në procesin e rekrutimit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.
Kryetari Mehmeti e ka njohur gjithashtu Ambasadorin
Abbott edhe me prioritetet e KPM-së që ndërlidhen me respektimin e Kodit të Etikës në raportim, mbrojtjen e publikut nga përmbajtjet e dëmshme mediale dhe promovimin e një tregu të shendosh medial, me qellim ruajtjen e pluralizmit dhe diversitetit të ekosistemit medial në Kosovë.