09 February 2024
Objektivat e Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2024 kanë për qëllim promovimin e zhvillimit të një tregu të shendosh të shërbimeve mediale audiovizuele që u shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Objektivat strategjike të KPM-së fokusohen në mbrojtjen e përdoruesve të shërbimeve mediale, promovimin e një tregu të shendosh medial, rritjen e transparencës së të licencuarve të KPM-së, shfrytëzimin efiqent të frekuencave si dhe rritjen e integritetit institucional, efikasitetit dhe bashkëpunimit.
Implementimi i këtyre objektivave do të fokusohet në veprimet e mëposhtme: Hartimi i rregullores për trajtimin e ankesave, plotësim/ndryshimi i Rregullores KPM-2020/01 për shpërndarjen e ofruesve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele, promovimi i edukimit medial, kodit të etikës dhe rregullores për mbrojtjen e fëmijëve, hulumtimi i tregut medial, lansimi i hartës digjitale të pronësisë së të licencuarve nga KPM, rishikimi i Strategjisë për transmetim digjital televiziv dhe hartimi i planit për transmetim digjital audio, koordinimi i frekuencave me vendet fqinje, azhurnimi i sistemit të monitorimit përmes komponentëve të reja të inteligjencës artificiale dhe organizimi i një konference rajonale.