Të licencuarit
3667 - Lajmi_i_plot | KPM

Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë Georg Schnetzer vizitoi KPM-në

13 February 2024

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur sot në vizitë Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë z.Georg Schnetzer. Ambasadorin e priti Kryetari i KPM-së z.Jeton Mehmeti, anëtarja znj.Luljeta Aliu dhe Zv.Kryeshefi Ekzekutiv z.Faruk Rexhaj.

Në fjalën e tij prezantuese, Kryetari z.Mehmeti fillimisht i uroi mirëseardhje Ambasadorit z. Schnetzer, dhe më pas e njoftoi rreth mandatit, organizimit dhe punës së KPM-së. Ambasadori z. Schnetzer shprehu falënderimin për pritjen, duke shtuar edhe interesimin për të kuptuar më shumë mbi vendimet e fundit të KPM-së. Kryetari z.Mehmeti theksoi përkushtimin e KPM-së për të promovuar pluralizmit medial në vend, transparencën e pronësisë së mediave, shtyrjen përpara të objektivave vjetore dhe avancimin e kornizës ligjore duke e harmonizuar atë me frymën e legjislacionit të BE-së. Gjithsesi se gjatë punës ka edhe sfida sikurse janë këto aktuale sa i përket vendimeve të fundit të KPM-së, por KPM mbetet e përkushtuar për të kryer me përgjegjësi të plotë detyrat e saj kushtetuese dhe ligjore.

Ambasadorit z. Schnetzer, duke vlerësuar rëndësinë e rregullatorit të mediave, shtoi se vlerëson bashkëpunimin e deritanishëm duke konfirmuar njëkohësisht gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë të avancohet edhe më tutje.