Të licencuarit
3670 - Lajmi_i_plot | KPM

Një delegacion i KPM-së ka vizituar Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Agjencinë e Komunikimeve Elektronike në Maqedoninë e Veriut

22 February 2024

Përfaqësues Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMA), me 20 shkurt 2024 në Shkup,  kanë mbajtur takim bilateral në ambientet e ASHMA-së. 

Në takim pjesëmarrës nga ana e KPM-së ishin: Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti, anëtarët z. Besnik Berisha e z. Fitim Veliu si dhe Zv.Kryeshefi Ekzekutiv z. Faruk Rexhaj.

Ndërsa nga ana e ASHMA pjesëmarrës ishin: z.Zoran Trajçevski, Drejtor i Agjencisë, z. Lazo Petrushevski, Kryetar i Këshillit të Agjencisë, z. Selver Ajdini, Zëvendës Kryetar i Këshillit, znj. Dragica Ljubevska, Shefe e Kabinetit/Shef i Sektorit për Mbështetjen e Drejtorisë dhe Aktiviteteve të Këshillit të Agjencisë, Znj. Emilija Janevska, Udhëheqëse e Departamentit për Çështje Programore dhe znj. Magdalena Davidovska Dovleva, M.A., Udhëheqëse e Departamentit të Planifikimit Strategjik dhe të Drejtave të Autorit.

Në takim u diskutua për disa çështje, duka vënë theksin në përvojat praktike dhe aktivitetet që lidhen me harmonizimin e rregullativës vendase për media me atë evropiane dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Direktiva e rishikuar për shërbimet mediatike audiovizuele.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përvojave në drejtim të mënyrës së realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike gjatë proceseve zgjedhore.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e dy trupave rregullator konstatuan se bashkëpunimi reciprok duhet të vazhdojë edhe më tej në drejtim të shkëmbimit të informacionit në fushën e rregullativës mediatike për çështje që janë me interes të përbashkët për të dyja palët.

Gjithashtu me 21 shkurt 2024, KPM ka vizituar Agjencinë e Komunikimeve Elektronike (AKE) në Maqedoni. Delegacioni i KPM u prit në takim nga përfaqësues të AKE, respektivisht z. Jeton Akiki- Drejtor i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe z. Igor Bojadijev- Këshilltar i Drejtorit për Radiokomunikim dhe Monitorim të Radiofrekuencave. 

Gjatë këtij takimi u diskutua procesi i koordinimit të frekuencave mes dy shteteve, me qëllim të efikasitetit në shfrytëzimin e frekuencave për kanalet me transmetim digjital tokësor. Plët ranë dakord që ky koordinim i frekuencave të finalizohet me një marrëveshje mes dy shteteve gjatë muajve të ardhshëm.