Të licencuarit
3684 - Lajmi_i_plot | KPM

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë vizitoi Komisionin e Pavarur të Mediave

25 April 2024

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka pritur sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin z.Michael Davenport. Ambasadorin e priti Kryetari i KPM-së z.Jeton Mehmeti.

Në fjalën e tij prezantuese Kryetari z.Mehmeti tha se është i lumtur me nivelin e lartë  të bashkëpunimit dypalësh dhe për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE-ja i  ka ofruar KPM-së, përballë sfidave të ndryshme. Kryetari z.Mehmeti e njoftoi Ambasadorin z.Davenport rreth aktiviteteve aktuale të KPM-së, në përmbushje të obligimeve kushtetuese e ligjore, me theks të veçantë promovimin e pluralizmit medial, ngritjen e transparencës së pronësisë së mediave, shtyrjen përpara të objektivave vjetore dhe avancimin e kornizës ligjore duke e harmonizuar atë me frymën e legjislacionin e BE-së. Në këtë drejtim u diskutua sa i përket procesit të amandamentimit të Ligjit për KPM-në me qëllim të harmonizimit me Direktivën e re AVMS dhe obligimet e reja ligjore që sjell për KPM-në projektligji në fjalë.

Ambasadori z. Davenport  shprehu falënderimin për pritjen dhe shtoi se edhe ky takim reflekton një angazhim të vazhdueshëm të OSBE-së që ky bashkëpunim të vazhdojë të avancohet më tutje. Duke vlerësuar rëndësinë e rregullatorit të mediave, z. Davenport  ka inkurajuar KPM-në të vazhdojë punën në mbrojtje të lirisë së mediave, duke ofruar përkrahje të vazhdueshme nga ana e OSBE-së, në zbatimin e standardeve më të larta në fushën e rregullimit të shërbimeve mediale audio-vizuele,  për të siguruar një mjedis mediatik të lirë dhe të pavarur në Kosovë, si një element kryesor për zhvillimin e demokracisë.

Në fund të takimit Kryetari z.Mehmeti ka vlerësuar lartë vizitën dhe mbështetjen e shefit të Misionit të OSBE-së, në funksion të forcimit të lirisë së mediave në Kosovë dhe se ky bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve, është thelbësor për të siguruar një pluralizëm të zhvilluar dhe të lirë në vend.