Të licencuarit
3688 - Lajmi_i_plot | KPM

Njoftim nga mbledhja e Komisionit të Pavarur të Mediave

13 May 2024

Komisioni i Pavarur i Mediave (NKM) më 10 maj 2024, në udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z. Jeton Mehmeti, ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për këtë vit. Në këtëmbledhje Komisioni ka trajtuar disa pika të rendit të ditës si marrëveshjen mes KPM dhe AEK ( Agjencia për Komunikime Elektronike e Maqedonisë se Veriut), termat e referencës për Nënkomisionin për rishikimin dhe standardizimin e procedurave lidhur me ndryshimin e pronësisë së të licencuarve të KPM-së, shqyrtimi i inicimit të vendimit për formimin e grupit punues për rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit si dhe 4 raste të licencimit e 6 raste ligjore.

Lidhur me pikën e marrëveshjen mes KPM dhe AEK, Kryetari z.Mehemti tha së është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy shteteve fqinje, me qëllim koordinimin e frekuencave tokësore dhe shmangien e interferimeve në transmetimet me frekuencë tokësore dhe të cilën marrëveshje pritet ta finalizojmë se shpejti.

Komisioni ka aprovuar termat e referencës për Nënkomisionin për rishikimin dhe standardizimin e procedurave lidhur me ndryshimin e pronësisë së të licencuarve të KPM-së dhe Grupit punues për Rregulloren për Ankesa.

Sa i përket rasteve të licencimit, Kryetari z.Mehmeti tha se duhet të përsëris edhe një herë  apelin që të gjithë licencuarit të respektojnë legjislacionin e KPM-së, konkretisht sa i përket ndryshimit të pronësisë i cili duhet të bëhet vetëm më miratim paraprak nga ana e KPM-së.

Sipas agjendës, Komisioni ka shqyrtuar disa raste të natyrës së licencimit, ku pas  shqyrtimit ka miratuar kërkesat për ndryshim të pronësisë dhe ripërtëritje të licencës për “Radio Sharri” dhe “Radio Plus”, ndërsa ka refuzuar  kërkesa për ripërtëritje të licencës nga “Radio Max”. Kërkesa për licencimin e OSHMA NTV, është shtyrë për mbledhje të radhës për shkak të dokumentacionit të mangët.

Lidhur me rastet ligjore, Komisioni ka shqyrtuar një rast për shkelje të Rregullores 2020/01 për Ofruesit e Shpërndarjes së Shërbimeve Mediale Audiovizuele dhe pesë raste tjera për shkelje të Rregullores KPM-2023/03 për Pronësinë dhe Koncentrimin e të Licencuarve të KPM-së, respektivisht ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së.

Pas shqyrtimit Komisioni ka sanksionuar të licencuarit në vijim:

Operatori i shpërndarjes ISP Broadcast – për shkelje të vazhdueshme të Rregullores KPM-2020/01 për Ofruesit e Shpërndarjes së Shërbimeve Mediale Audiovizuele, sanksionohet me gjobë në shumë prej dy mijë (2.000) euro.

TV Herc – për shkelje të vazhdueshme të të Rregullores KPM-2023/03 për Pronësinë dhe Koncentrimin e të Licencuarve të KPM-së, sanksionohet me dy mijë (2.000) euro.

Radio Herc – për shkelje të vazhdueshme të Rregullores KPM-2023/03 për Pronësinë dhe Koncentrimin e të Licencuarve të KPM-së, sanksionohet me një mijë (1.000) euro

Travelingo Tv – për shkelje të vazhdueshme të Rregullores KPM-2023/03 për Pronësinë dhe Koncentrimin e të Licencuarve të KPM-së, sanksionohet me një mijë (1.000) euro

Suite Tv – për shkelje të vazhdueshme të Rregullores KPM-2023/03 për Pronësinë dhe Koncentrimin e të Licencuarve të KPM-së, sanksionohet me një mijë (1.000) euro

Positive Gold Tv – për shkelje të vazhdueshme të Rregullores KPM-2023/03 për Pronësinë dhe Koncentrimin e të Licencuarve të KPM-së, sanksionohet me një mijë (1.000) euro.

Subjektet e sanksionuara për këto raste ligjore, pra ndryshim të pronësisë pa miratim paraprak të KPM-së, obligohen që brenda 30 ditëve të dorëzojnë në KPM edhe kërkesën për ndryshimin e pronësisë.