Të licencuarit
3690 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM priti në vizitë një delegacion nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele e Maqedonisë së Veriut

23 May 2024

Komisioni i Pavarur i Mediave ka pritur sot në një takim bilateral një delegacion Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMA).

Nikoqir i takimit ishte Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti, anëtari i KPM-së z. Besnik Berisha,  ku së bashku me ekipin e zyrtarëve të KPM-së, priten anëtarët e delegacionit të ASHMA, të udhëhequr nga Drejtori i ASHMA z.Zoran Trajçevski dhe Zëvendës Kryetari i Këshillit të ASHMA z.Selver Ajdini. Delegacioni i ASHMA, i udhëhequr nga Drejtori i Agjencisë, u prit ngrohtësisht nga Kryetari dhe përfaqësuesit e lartë të KPM-së, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën mediatike.

Në takim u diskutua për disa çështje, duka vënë theksin në përvojat praktike dhe aktivitetet që lidhen me harmonizimin e rregullativës vendase për media me atë evropiane dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Direktiva e rishikuar për shërbimet mediale audiovizuele. Në këtë drejtim delegacioni nga ASHMA ndanë përvojat e tyre në procesin e harmonizimit të legjislacionit vendor me Direktivën AVMS.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përvojave në drejtim të mënyrës së realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike gjatë proceseve zgjedhore, respektivisht sfidave të reja të cilat po paraqiten në hap me zhvillimin teknologjik dhe me të cilat po përballen rregullatorët.

Gjatë takimit, palët diskutuan gjithashtu mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballen mediat në të dy vendet, duke përfshirë rritjen e ndikimit të dezinformatave dhe nevojën për edukimin medial të publikut. Përfaqësuesit e KPM-së prezantuan politikat dhe masat e marra për të mbrojtur pluralizmin medial dhe lirinë e shprehjes, duke ndarë shembuj konkretë nga praktikat e tyre të përditshme.  

Në përfundim të vizitës, të dyja palët shprehën kënaqësinë për progresin e arritur dhe angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen. U theksua se shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mediave në të dy vendet dhe do të kontribuojë në promovimin e një ambienti medial më transparent dhe të përgjegjshëm. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të ngushtë dhe efektiv midis institucioneve rregullatore të mediave të të dyja vendeve.