Të licencuarit
3692 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike

14 May 2024

Me ftesë të Agjencisë për Komunikime Elektronike të Maqedonisë së Veriut (AEK), Kryetari i KPM-së z.Jeton Mehmeti i shoqëruar nga anëtari z.Besnik Berisha, Zv.Kryeshefi Ekzekutiv z. Faruk Rexhaj, po marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare për menaxhimin e frekuencave që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Tema diskutimi në këtë konferencë janë: Menaxhimi dhe Monitorimi i Spektrit Frekuencor, Siguria Kibernetike, Koordinimi i Radiofrekuencave për Përditësimin e Zhvillimit të Marrëveshjeve Rajonale për DAB (shërbimi i radios digjitale) dhe Broadband (transmetim të Brezit të Gjerë) dhe çështjet rregullatore.

Në margjinat e konferencës, përfaqësuesit e KPM-së kanë zhvilluar edhe një takim bilateral me përfaqësuesit e AEK, ku kanë diskutuar mbi nevojën e koordinimit dhe njohjes së frekuencave reciproke radiodifuzive.