Të licencuarit
3697 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM po merr pjesë në takimin vjetor të EPRA-s në Rotterdam

07 June 2024

Kryetari i Komisionit z. Jeton Mehmeti i shoqëruar nga anëtari i Komisionit z. Fatih Basha dhe znj. Gentiana Çavdarbasha po marrin pjesë në takimin vjetor të Platformës Evropiane të Autoriteteve Rregulluese (EPRA).
Nikoqir i takimit të 59 të EPRA-s është Komisariati për Media i Holandës (Commissariat voor de Media) kurse temë kryesore e punimeve është edukimi medial në kohë të fushatave zgjedhore dhe Inteligjenca Artificiale në punën e autoriteteve rregullative të mediave.

Në ditën e parë të punimeve është miratuar Strategjia e EPRA-së 2024-2026 e cila bazohet në tri vlerat kryesore: pavarësisë, informalitetit dhe bashkëpunimit.
KPM si anëtar i plotë i EPRA-së ka marrë pjesë në votimin për strategjinë e re si dhe në votimin për zgjedhjen e një anëtari të bordit të EPRA-së.

Gjatë dy ditëve të punimeve, përfaqësuesit e KPM-së kanë zhvilluar edhe takime të shumta bilaterale me rregullatorët e shteteve tjera, sikurse takimi me znj. Maria Donde nga rregullatori i Irlandës, me të cilin KPM do të bashkëpunojë këtë vit në lidhje me rregullimin e platformave për shpërndarjen e videove.
Takimet tjera bilaterale janë zhvilluar edhe më përfaqësuesit e ERGA-së, Observatorit Evropian Audiovizuale dhe Këshillit të Evropës.