10 June 2024
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me 10 qershor 2024, ka pritur një grup gazetarësh të rinj dhe studentë të gazetarisë nga Shkolla e Etikës së Gazetarisë, në kuadër të një vizite studimore të organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).
Përfaqësues të KPM kanë prezantuar para pjesëmarrësve rreth organizmit, funksionimit dhe rolit të KPM-së si rregullator i mediave audio vizuale në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për procesin e monitorimit të mediave. Prezantimi ishte i fokusuar tek respektimi i Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës, respektivisht çështjeve që ndërlidhen me:
• Përmbajtjet e dëmshme dhe fyese:
• Gjuha vulgare dhe ofenduese:
• Nxitja e urrejtjes:
• Paanshmëria dhe saktësia e lajmit:
• Të drejtat individuale:
• Paraqitja e fëmijëve dhe të miturve në programet e OSHMA-ve:
• E drejta për përgjigje:
• Interesi nacional dhe siguria e përgjithshme.
Gjithashtu kuadri ligjor, procedurat dhe afatet si dhe ankesat ndaj mediave dhe trajtimi i tyre në përgjithësi, nga KPM-ja ishin tema që u prezantuan.
Përveç prezantimeve, kishte edhe një diskutim, ku zyrtarët e KPM-së iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme që kishin studentët, për çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e të licencuarve, monitorimin nga ana e KPM-së të Shërbimeve Mediale Audiovizuale
Ky takim ishte si vazhdimësi e takimeve tjera dhe bashkëpunimit të KPM-së me KMShK-së, me qëllim të promovimit të standardeve etike të gazetarisë, rritjes së cilësisë së raportimit në media dhe mbrojtjes së interesit të publikut. KPM mbetet institucion i cili është çdo herë i gatshëm që të ofrojë mundësi për bashkëpunim dhe takime të tilla e posaçërisht me gazetarë të rinj, në lidhje çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e mediave në vend.