02 September 2024
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 28 gusht 2024, ka aprovuar për dëgjim publik këto draft rregullore:
Draft - Rregullore për procedurën e trajtimit të akesave në KPM
Bazuar në nenin 8 paragrafi 2, të Ligjit për KPM-në Nr. 04/L-44, KPM u bën ftesë publike përfaqësuesve të shërbimeve mediale audio-vizuale dhe palëve tjera të interesuara për të ofruar komente me shkrim për draft rregulloret e lartpërmendura.
KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë prej 2 shtator 2024 deri më 20 shtator 2024 në orën 16:00.
Komentet mund t'i adresoni tek Komisioni i Pavarur i Mediave, Rr. Perandori Justinian Nr. 124, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, apo t'i dërgoni ato përmes e-mailit: info@kpm-ks.org.
Komisioni i Pavarur i Mediave